Epoka e Errët Digjitale

Epoka e Errët Digjitale

Lufta e Kutive të Hirta (Dhe si përfunduam duke bërtitur në

korridore) Gjithçka nisi kur drejtori vendosi që ne ishim

"shumë të varur nga ekranet".

Zgjidhja e tij? Disa kuti të hirta metalike në çdo klasë ku

duhej të kyçnim telefonat. Ai e quajti "Detoks Digjital", ne e

quajtëm "Epoka e Gurit". Brenda dy ditësh, shkolla u kthye në

një skenë filmi të çuditshëm. U krijuan dy grupe që nuk e

duronin dot njëri-tjetrin:

Grupi i "Hipive të Natyrës": Këta ishin nxënësit që papritur

zbuluan se kishin gojë dhe mund të flisnin. Filluan të mbanin

libra të trashë me vete vetëm për t'u dukur interesantë. I shihje

nëpër qoshe duke luajtur "Mos u nxeh" me letra të grisura dhe

duke qeshur me zë të lartë sikur ishin në vitet '90. Njëri prej

tyre madje solli një kitarë dhe filloi të këndonte në mes të

korridorit derisa dikush i hodhi një sanduiç që të pushonte.

Grupi i "Agjentëve Sekretë" (Rebelët): Këta ishin ata që nuk

mund të jetonin pa parë videot në TikTok. Korridoret u kthyen në

treg të zi. Shoku im, Beni, filloi të merrte me qira "ora

inteligjente" të fshehura nën mëngët e gjata.

Nëse shihje dy veta duke pëshpëritur pas tualeteve, nuk po

ndanin sekrete, por po shikonin rezultatet e futbollit në një

llogaritës shkencor që dikush kishte arritur ta lidhje me

internet. Momenti më qesharak? Gjatë orës së Kimisë, njërit

prej "Rebelëve" i ra alarmi i telefonit brenda kutisë së

mbyllur. Ishte një këngë shumë e turpshme që e kishte vënë si

tallje. Mësuesi nuk e hapte dot kutinë, dhe na u desh të

dëgjonim të gjithë këngën deri në fund ndërsa pronari i

telefonit u bë më i kuq se acidi që po përziente.

Në fund, asnjë miqësi nuk i mbijetoi pyetjes: "A më dërgove

mesazh te llogaritësi shkencor, apo je bërë edhe ti me ata që

lexojnë libra?" Shkolla u nda në dysh, jo për ideologji të

mëdha, por sepse gjysma e nxënësve harruan si të komunikonin pa

emoji dhe filluan t'i bënin fytyrat "sad" (të mërzitura) live

mësuesve në sy.

Comments

Isra B

🙌

Erionita M

🔥

Bajjan Ismail

in English please :')

Sejdiu S

Yes I posted it now.