
Mos rri vetëm sonte…
Kjo ishte hera e fundit që folëm…
A je zgjuar?
Po, pse? Çka ka?
Po më duket sikur dikush është në shtëpi…
Mos u tut kot, ndoshta po e imagjinon
Jo seriozisht… po dëgjoj hapa poshtë
A je vetëm?
Po… prindërit janë jashtë
Mbylle derën e dhomës
E kam mbyllë… po dikush sapo preku dorezën
Mos u lëviz, rri qetë
…
Era??
Doreza po lëviz vetë…
Thirr policinë!
Po provoj… prit
…
A po përgjigjesh??
Nuk po punon telefoni… s'ka sinjal
Qëndro e qetë
Dikush po flet…
Çka po thotë?
Po thotë emrin tim…
Mos hap derën
Nuk po e hap
…
Çka ndodhi?!
Më erdhi një mesazh…
Nga kush?
Nga ti…
Çka???
"Hape derën… jam unë."