
brinz
hsjsj
Gjurmë të kohës së bronzit. Vendbanimet Redakto Epoka e
bronzit në Shqipëri përfshin mijëvjeçarin e tretë dhe gjithë
mijëvjeçarin e dytë p.e.sonë, e deri në fundin e shek.XII
p.e.r. Ajo njihet prej të dhënave të fituara nga shtresat
e kulturës së bronzit në vendbanimet e Maliqit, të Trenit
e të Sovijanit në pellgun e Korçës, nga shtresa e parë e
vendbanimit të Gajtanit në afërsi të Shkodrës, nga gjetjet
në shpellën e Nezirit dhe nga vendbanimi i Badherës e kalaja
e Kalivosë në rrethin e Sarandës. Gjithashtu njihet nga
varrezat tumulare në Mat, në Kukës, në Barç (Korçë),
në Pazhok (Elbasan), në Divjakë (Lushnjë), në Patos (Fier),
në Vajzë e Dukat (Vlorë), në Piskovë (Përmet), nga tumat
në luginën e Dropullit, nga tuma e Bajkajt (Sarandë)
e nga depo e gjetje të rastit të zbuluara buzë liqeneve
të Shkodrës, të Pogradecit, të Prespës etj.
Këto të dhëna dëshmojnë se territori i Shqipërisë gjatë
kësaj epoke ka qenë i populluar gjerësisht, që nga zonat
e tij të ulëta fushore e deri në krahinat e brendshme
dhe të vështira malore. Njerëzit banonin kryesisht në
vendbanime të hapura. Në një masë më të kufizuar janë
shfrytëzuar dhe shpellat, ashtu siç kanë vazhduar të jenë
në përdorim edhe palafitet, siç tregojnë gërmimet e viteve
të fundit në vendbanimin palafit të Sovijanit.
Nga fundi i kësaj epoke lindin edhe vendbanimet e para të
fortifikuara, të cilat rrethohen me mure gurësh të palatuar
e të lidhur në të thatë apo me ledhe e hunj.
Një pjesë e mirë e vendbanimeve të këtij lloji, si kalaja
e Gajtanit, qyteza e Margëlliçit (Fier) etj., që do të
marrin zhvillim të plotë dhe do të bëhen karakteristike
për epokën pasuese, atë të hekurit, e kanë origjinën
e vet në këtë periudhë. Banesat kanë qenë kasolle, që
ndërtoheshin me lëndë drusore, kallama e kashtë.
Ato janë njëkthinëshe zakonisht me planimetri katërkëndëshe,
por duket se ka qenë në përdorim edhe tipi me bazë të
rrumbullakët e trup konik. Dyshemetë kanë qenë të shtruara
me baltë të ngjeshur e të rrahur, kurse muret të thurura
me thupra e të lyera me baltë të përzier me byk.
Në mes kishin nga një vatër të rrumbullakët; ka raste kur
këtë e gjejmë të vendosur anash në formën e një korite
që nuk njihet në banesat neolitike. Vlen të përmendim
një kompleks banesash të bronzit të vonë të zbuluara
në kalanë e Badherës, të cilat kanë formë katërkëndëshe
ose rrethore të ndërtuara me një xokolaturë gurësh, mbi të
cilën ngriheshin paretet dhe çatia prej materiali të lehtë.
Gjurmë të kohës së bronzit. Vendbanimet Redakto Epoka e
bronzit në Shqipëri përfshin mijëvjeçarin e tretë dhe gjithë
mijëvjeçarin e dytë p.e.sonë, e deri në fundin e shek.XII
p.e.r. Ajo njihet prej të dhënave të fituara nga shtresat
e kulturës së bronzit në vendbanimet e Maliqit, të Trenit
e të Sovijanit në pellgun e Korçës, nga shtresa e parë e